Profesor: IBRAHIM ELSHANI
Prof. Ibrahim
ELSHANI
Ibrahim Elshani ka lindur më 1 janar të vitit 1937 në Prizren. Shkollën fillore e ka kryer në shkollën e “Hoqa Mahallës” dhe atë të “Bajram Currit”, ndërsa gjysmë maturën në gjimnazin e Prizrenit dhe shkollën e mesme të normales në “Dimitrije Tucoviq ku i ka ligjeruar lëndët mësimore nga shkencat pedagogjike dhe psikologjike. Në normalen e Prizrenit ka punuar afër tri vite. Si edukator i zellshëm, nga katër profesorë të cilët kanë pas ligjeruar në normale, ka kaluar në ish-Shkollën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” të qytetit tonë. Êshtë pranuar si pedagog, ku i ka ligjeruar lëndet nga shkencat pedagogjike dhe psikologjike. Në ish Shkollën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” e ka kaluar kohën më të gjatë të punësimit të tij, ku ka punuar afër 30 vite, deri në vitin 1990. Në periudhë kohore 30 vjeçar nga duart e tia kanë dalë shumë gjenerata mësuesish e arsimtarësh. Ka punuar me angazhim maksimal psikik si edhe fizik. Në vitin 1990 është dëbuar nga puna nga qeveria e atëhershme. Por, shkolla në gjuhën shqipe megjithatë vazhdoi të punojë ilegalisht në shtëpia private, në bodrume dhe xhamia. Kështu, në këtë periudhë ka përjetaur një tragjedi të rëndë, pasiqë për te nuk pati vend në ish-Shkollën e Lartë Pedagogjike. Edhe pse, është informuar për punën ilegale, ështgë interesua dhe ka pyetur kolegeët porse I është dhëne përgjegja se nuk ështe duke u punuar. Me këtë kuptoi se ishte i padëshirueshëm për të punuar më tutje bashkë me kolegët e tij, me të cilët e ka kaluar kohën më të gjatë të jetës së tij, me të cilët ka qenë i afërt dhe në marrëdhënie të ngushta me ta. Porse, këtë përjetim e përballoi me ngushllimin e vetëvetes së ishin kohët e vështira, sepse duke qenë i përkatësisë rome, pra, duke mos qenë shqiptar, në te nuk është pas besim, pra në lojalitetin e tij. Kështu, mbeti i pa punë për tre vite, prej vitit 1990 deri më vitin 1993. Por në shkurt të vitit 1993 u punësua në Drejtorinë e Arsimit dhe Shkencës në Prizren si mbikqyrës i enteve parashkollore dhe ato fillore të ciklit të ultë. I ka mbikqyrë entet parashkollore të mësimit në gjuhën shqipe, turke, boshnjake dhe serbe.
Pas luftës poashtu kam përjetuar jetë të vështirë. I pa punë, nuk kam pas kushte për ekzistencëe. Në vitin 2003 u punësova në radion turke “Yeni Donem”, si redaktor i emisionit në gjuhën rome. Në ndërkohe, është punësuar edhe në Radio Televizionin Publik të Kosovës,(RTK) “Yekhipe” –“Bashkimi” ku ka punuar si redaktor I emisionit në gjuhën rome.
Në ish- Shkollën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda”, është marrë me veprimtari shkencore. Në buletinin e shkollës ka botuar disa punime shkencore nga lamia pedagogjike dhe psikologjike. Njëherit është marrë edhe më udhëheqjen e revistës në gjuhën rome me emrin, “Romano alav”–“Fjala rome” nga lamia e gjuhës, kulturës dhe historisë rome ku janë botuar disa numra të kësaj reviste. Numri i fundit është numri 13. Më pas ka vazhduar me botimin e magazinës informuese dhe ilustruese me emrin “Yekhipe” – “Bashkimi” ku botohen edicione nga jeta e përditshme e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian, ku botohen edicione për kultuirën, gjuhën, traditën dhe historinë rome, edukimi dhe shkollimi I fëmijëve, integrimi I të rinjve dhe I femrës, .çështjet e diskriminimit dhe edicone të rëndëshme për komunitetet. Magazina Yekhipe ka një traditë të gjatë të botimit të saj dhe është e vetmja magazinë e botuar në tërë Kosovën dhe deri më tani janë botuar 64 numra të saja.
Botimi i veprave të përkthyera nga gjuhët tjera në gjuhën rome:
§ Zyra Greke Ndërlidhëse në Prishtinë ka mbështetur botimin e poemës klasike Greke “Odiseja” dhe “ Iliada”nga shkrimtari grek Homeri.
§ Organizata KFOS zyra ka mbështetur botimin e romanit të shkrimtarit, Ismail Kadarese, “Mula Armadako Generalo”-• “Gjenerali i Ushtrisë se Vdekur” –
§ Fondacioni I Kosovës Për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka mbështetur botimin e librit i shkruajtur nga vet autori, Prof.Ibrahim Elshani, “Publicistika, Romani qhib, Literaruni Kritika” -“Publicistika, Gjuha Rome Kritika Letrare”-
§ Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur botimin e dramës Indase, “Kalidasa” Këngët e Rabindranat Tagore, “Gitanyali” tanimë janë të përkthyera edhe në gjuhën Rome, në shqip janë përkthyer me titull “Kopshtari”.
§ Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mbështetur botimin e poemës klasike Indase, “Mahabharata”, e cila është poema më madhe në botë, e qëcila nuk ka mundur të botohet tërësisht asnjëherë. Për te Xhavaharlal Nehru ka thënë: “Ajo është enciklopedia e traditës dhe e legjendave dhe instuticioneve politike dhe shoqëroret indise antike”, ndërsa filozofi Gjerman Shopenhauer, për pjesën e saj “Bhagavat Gita”, ka thëne: “Ajo është lektura me mësonjëse dhe më e lartë në botë; dhe ajo është lehtësim i jetës sime dhe do të jetë lehtësim për vdekjen time”.
§ USAID / Programi për Inicimin e Ndryshimeve Pozitive ka mbështetur botimin e romanit të Orhan Pamukut “Unë jam e Kuqja” –“Moro nav Lolie”.
§ Romani i ish Kryetarit te Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Barak Obama, me titull, “Tromalipe vash ajukaripeske” -“Guximi për te shpresuar”-
§ Fondacioni i Kosovës Për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka mbështetur botimin e romanit, “Mile Lotosya” “Njëmijë Lotosët”.
§ Zyra e Kryeminsistrit/ Zyra për Çështje të komuniteteve kambështetur botimin e romanit të Veton Surroit, me titull, “O Miliardero” -”Miliarderi”.
§ Së shpejti do të botohet edhe poezia,“Tromalipe vash ajukaripeske” “Guximi për shpresuar”, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit
§ Fondacioni I Kosovës Për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Agjensioni Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC) kanë mbështetur botimin e magazines “Yekhipe”..
§ Mbretëria e Holandës zyra në Prishtinë ka mbështetur botimin e magazinës “Yekhipe” –“Bashkimi”, gjashtë numra te saja..
§ Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet në vazhdimsibotimin e magazines, “Yekhipe”-“Unity”.
Author of the text: Publishers Blogger: Nuhi MORINA
|
|

GREAT Personality Amazing & Awesome job , Greating you Mr. Elshani from Holand I doe hop to meet you some day. HAVE A NICE DAY, Take care.
ReplyDelete